Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

Berisha e përjashtoi, Salianji: Do vazhdoj prapë komunikimin me demokratët, s’dua ti jap Ramës avantazh…

Ervin Salianji ka sfiduar Sali Berishën, që nëse ky i fundit është i sigurt për mbështetjen brenda partisë, të përballet me votën e demokratëve në garën për drejtuesin e selisë blu. Salianji foli edhe për mundësinë e skenarit të përjashtimit të tij nga PD. Ish-deputeti tha se nëse përjashtohet do vijojë komunikimin me demokratët dhe nuk ka ndërmend që të nisë një përballje ligjore brenda PD-së, për të mos i dhënë avantazh Ramës. “Unë pranoj të hyj në garë edhe me këto probleme që ka sot PD. Nuk ka lista. Nuk dihen kush janë votuesit sot! Nuk ka kohë të barabartë, infrastrukturën e partisë e përdor vetëm z.Berisha. Burimet financiare i përdor vetëm z.Berisha. Nuk ka njeri që e mbron përveç këtyre që paguhen, janë...