Berisha: Askush nga jashtë nuk do të na i zgjidhë problemet, përballje shesheve deri në fitoren e PD
Sali Berisha i kërkon qytetarëve të Tiranës që të ngrihen në protesta, për rrëzimin e qeverisë. Thirrjen kreu i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët e Laprakës në Tiranë, ku tha se opozita dhe qytetarët duhet të përballen në sheshet e Tiranës me qeverinë Rama, të cilën ai e cilëson si një regjim. Berisha shtoi edhe se nuk do të vijë askush nga jashtë Shqipërisë që t’i zgjidhë problemet popullit shqiptar, prandaj sipas tij, e vetmja rrugë ishte përballja. Pjesë nga fjala e Berishës: E keni dëgjuar. Ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla...
Burimi:
kohajone.com