Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij

Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet fqinje. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nafta në vend është 60% më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët. ‘Por unë jam këtu përsëri për një çështje madhore. Nafta në Shqipëri është shndërruar në një instrument të tiranisë ndaj shqiptarëve. Në një instrument të çmimeve stratosferike, të pakësimit të racionit ushqimor në tavolina, të çmimeve stratosferike, të largimit të tyre nga Shqipëria. Çmimi i naftës në vendin ku gjenden fushat më të mëdha në Europë...