Berati nën ujë, 95 hektarë tokë bujqësore dhe 15 banesa të përmbytura

Berati nën ujë, 95 hektarë tokë bujqësore dhe 15 banesa të përmbytura

Reshjet e dendura kanë shkaktuar situatë problematike edhe në qarkun e Beratit. Rritja e nivelit të ujit në Lumin Osum ka bërë që 95 hektarë tokë bujqësore të jenë plotësisht nën ujë. Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë në Berat po punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse. Në zonën e Velabishtit ku është dëmtuar një pjesë e argjinaturës, 4 banesa janë nën ujë, e po ashtu edhe një kopsht fëmijësh, 1 qendër shëndetësore, stalla e sera. Banorët ankohen për mungesë vëmendjeje nga bashkia. “Kopshti është këtu, se shkolla jo. Edhe qendra shëndetësore. E treta herë që përmbytemi brenda muajit”, tha njëri prej banorëve. “Katastrofë, 1 metër ujë në shtëpi. Janë prishur të gjitha. Ne për momentin jemi tek xhaxhai. Hera e...