Beqiri: KLP dhe KLGJ institucione jofunksionale, janë ndarë mes PS dhe PD

Beqiri: KLP dhe KLGJ institucione jofunksionale, janë ndarë mes PS dhe PD

Avokati Idajet Beqiri hedh akuza ndaj organeve të reja të qeverisjes së gjyqësorit, duke i cilësuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) si institucione jofunksionale dhe politikisht të kapura. Duke analizuar zanafillën e reformës, Beqiri pranoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi “sistemi ishte i kalbur”. Megjithatë, ai theksoi se procesi i Vettingut prodhoi edhe anomali. “Vetting-u hoqi edhe njerëz që nuk duhet të hiqeshin. Por pati edhe të tjerë që shpëtuan, ndonëse ishin të korruptuar, sepse gjetën forma dhe mbështetje politike për të shpëtuar”,-u shpreh avokati. Sipas Beqirit, dështimi më i madh strategjik i reformës ishte mosparashikimi i zëvendësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar. Ai e cilësoi mbështetjen vetëm te Shkolla e Magjistraturës si një “formë të...