Beqaj pas vendimit të Kushtetueses: Betejën do e vazhdoj në Strasburg

Beqaj pas vendimit të Kushtetueses: Betejën do e vazhdoj në Strasburg

Ilir Beqaj TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Beqaj nëpërmjet avokatit të tij, Ermal Yzeiraj ka shprehur kundërshtimet ndaj arsyetimit të vendimit, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në një analizë të plotë kushtetuese.  Në vendimin e Kushtetueses dhënë më 28 janar 2026 thuhej se, “gjykatat e zakonshme nuk e kanë justifikuar vazhdimin e paraburgimit të kërkuesit vetëm mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprat penale, por kanë dhënë edhe arsye të tjera të veçanta, të tilla si rreziku i marrjes dhe manipulimit të provave, rreziku i largimit, rreziku i arratisjes së kërkuesit, si dhe, megjithëse i vogël, rreziku...