Benet Beci: Thirrje për mbrojtjen e liqenit, pasurisë sonë të përbashkët

Benet Beci: Thirrje për mbrojtjen e liqenit, pasurisë sonë të përbashkët

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues drejtuar qytetarëve, ndërsa ka ndarë pamje nga aksioni i pastrimit në bregun e liqenit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci ka theksuar se kujdesi për këtë pasuri natyrore është një prioritet i vazhdueshëm i punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Postimi i plotë: Mirëmëngjes 🌿Pastrimi i bregut të liqenit nga mbetjet urbane, nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, është pjesë e kujdesit të vazhdueshëm për një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shkodrës.Liqeni është frymëmarrje për qytetin. Çdo mbetje e hedhur aty është një hap larg kulturës që duam të përfaqësojmë. Ta mbrojmë me gjeste të thjeshta, por të ndërgjegjshme. 💚