Benet Beci: Nis rehabilitimi i sistemit kullues në Reç të Velipojës, pas 30 vitesh në harresë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e punimeve për rehabilitimin e sistemit kullues në zonën e Reçit, në Velipojë. Sipas tij, pas tre dekadash mungesë ndërhyrjesh, deri më tani janë realizuar rreth 12,500 metra linearë punime, të cilat pritet të përmirësojnë kullimin për rreth 900 hektarë tokë bujqësore dhe të mbështesin fermerët e zonës. Postimi i plotë: Mirëmëngjes me këtë video nga Reçi, Velipojë.Pas 30 vitesh në harresë, ka nisur rehabilitimi i sistemit kullues në këtë zonë. Deri tani janë realizuar rreth 12,500 metra linearë punime, një ndërhyrje që pritet të përmirësojë kullimin për rreth 900 hektarë tokë bujqësore dhe të mbështesë fermerët e zonës.t
Burimi:
kohajone.com