Benet Beci: Inovacioni i të rinjve i jep jetë të re Liqenit të Shkodrës
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, vlerëson një tjetër nismë të suksesshme të të rinjve, ku kreativiteti dhe mbështetja institucionale janë kthyer në një eksperiencë unike që po gjallëron Liqenin e Shkodrës dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë. Postimi i plotë: Nga një ide kreative e të rinjve, në një eksperiencë që po i jep një tjetër ritëm Liqenit të Shkodrës. 🚴♂️🌊Projekti i biçikletave në ujë, i mbështetur nga Bashkia Shkodër si një nxitje për idetë inovative të të rinjve, sot është kthyer në një nga aktivitetet ujore më të pëlqyera.Një shembull i qartë se si kur beson te kreativiteti dhe i jep hapësirë të rinjve, lindin iniciativa që jo vetëm argëtojnë, por i japin jetë dhe identitet të ri qytetit. ✨
Burimi:
kohajone.com