“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës

“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës

Pasi ka marrë nën avokati Belinda Ballukun e cila akuzohet nga SPAK për afera të shumta, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së, ku ish-ministri Ulsi Manja tha se mazhoranca ka propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ku ndaj 7 subjekte përfshirë kreun e qeverisë duhet të përjashtohen nga masa pezullim nga detyra. Në total bëhet fjalë për 7 subjekte, Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe kreun e KLSH-së. “Neni ka të bëjë me masat ndaluese. Në pikën 1 sqarohet kompetenca që ka gjykata në caktimin e masave ndaluese, pezullimi nga detyra, që është një masë që garanton hetimin dhe ndalimi i ushtrimit të detyrës që lidhet me dënimin përfundimtar. Nuk jemi...