Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

Ish zv/kryeministrja Belinda Balluku i dorëzoi sot, 6 mars, detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. “Kam marrë një vendim personal, me vullnet të lirë, që të hesht për një çështje juridike, pasi unë besoj se çdo çështje juridike nuk zgjidhet as në media sociale dhe as në bankete mediatike, por duhet të ketë rrjedhën e saj ashtu siç e parashikon Kushtetuta, kodet apo ligjet në fuqi. Kam vendosur, ndryshe nga shumë të tjerë, të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistent në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Unë besoj se drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi, si produkt i vizionit të Ramës...