Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro. Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një apartament në rrugën Somersstraat në Antverpë shërbente si bazë operative e një grupi shqiptarësh që importonin kokainë përmes portit të Antverpës. Përmes vëzhgimeve, përgjimeve të drejtpërdrejta dhe analizës së telefonatave, u identifikuan anëtarët e grupit dhe aktivitetet e tyre. Policia federale siguroi shumë informacione nga përgjimet e drejtpërdrejta në makina dhe në apartamentin në Somersstraat. Aty...