Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

Fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sinoptikania Elida Maloçali, tregoi sesi do të jetë moti në ditët në vijim. “Parashikohet kushte të qëndrueshme. Mot i kthjellët, temperaturat deri në 24 gradë Celsius. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 7 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në det të jetë 1 deri në 2 ballë. Prej orëve të mesditës së diel dhe ditën e hënë parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut, por nuk do të mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Kjo për ditën e martë moti parashikohet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat nuk do të pësojë ndryshime të ndjeshme, parashikohet deri në 22 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali...