Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri)

Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri)

Presidenti, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Mullajn në detyrën e Komandantit të Forcës Detare. Mullaj zëvendëson në këtë detyrë Adnand Agastran i cili u lirua nga detyra. Gjithashtu, Begaj firmosi edhe dhënien e gradave madhore për tre drejtues të lartë të Forcave të Armatosura: Me Dekret nr. 27, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9, në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Me Dekret nr. 28, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7, në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Me Dekret nr. 29, u dha grada madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë...