Beci: Të rinjtë e Shkodrës mbjellin ndryshimin me 50 pemë frutore në “Isuf Sokoli”
Një tjetër nismë për gjelbërimin e qytetit është zhvilluar në Shkodër, ku të rinjtë e organizatave dhe shkollave të qytetit janë bërë bashkë për të mbjellë 50 pemë frutore në hapësira komunitare. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale aksionin e zhvilluar në rrugën “Isuf Sokoli”, ku të rinjtë e ACT4 Shkodra, Këshilli Rinor, Qendra Atelie dhe nxënës të shkollave të qytetit kontribuuan në shtimin e gjelbërimit në një prej zonave të banuara. Postimi i plotë: Të rinjtë e Shkodrës mbjellin ndryshimin🌱 Në rrugën “Isuf Sokoli”, të rinjtë e ACT4 Shkodra, Këshilli Rinor, Qendra Atelie dhe nxënës të shkollave të qytetit u bënë bashkë për të mbjellë 50 pemë frutore në hapësira komunitare.Pas nisjes së kësaj nisme në Xhabije, aksioni...
Burimi:
kohajone.com