Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Beci poston videon: Drejt përfundimit vendosja e urës së re të hekurt në Bleran të Shkodrës
Pas një pune intensive dhe të pandërprerë, po shkohet drejt përfundimit të vendosjes së urës së re të hekurt në Bleran, në rrethinat e Shkodrës, e dëmtuar nga reshjet e shiut të ditëve të fundit. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se kjo ndërhyrje emergjente do të rikthejë lidhjen për dy lagje me rreth 600 banorë, duke garantuar qarkullimin dhe aksesin normal për komunitetin. Vendosja e urës së re vjen si zgjidhje e domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore në zonë, pas dëmtimeve që kishin ndërprerë lidhjen mes lagjeve. “Puna po kryhet me ritme të shpejta për të minimizuar ndikimin tek banorët dhe për të rikthyer sa më parë normalitetin”,-tha Beci. Ndërhyrja emergjente për vendosjen e një ure të re hekuri...