Beci: Përfundon asfaltimi i segmenteve të dëmtuara të rrugës në zonën Bleran–Bardhaj
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar për përfundimin e punimeve të asfaltimit në segmentet e dëmtuara të rrugës në zonën Bleran–Bardhaj, pas ndërhyrjes për shtrimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Postimi i plotë: 📍 Bleran – BardhajKa përfunduar asfaltimi i plotë i pjesëve të dëmtuara të rrugës në zonën e Bleranit dhe Bardhajt. Pas shtrimit të rrjetit të ri të ujësjellësit, tashmë janë riparuar dhe asfaltuar të gjitha segmentet që u prekën gjatë punimeve.Investimet në infrastrukturë shoqërohen gjithmonë me rikthimin e rrugëve në gjendjen e tyre të plotë, për të garantuar qarkullim më të sigurt dhe kushte më të mira për banorët e zonës.
Burimi:
kohajone.com