Beci: Investimi i fundit transformon segmentin pranë liqenit në Shkodër
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh për qytetarët duke theksuar përfundimin e një investimi të ri pranë liqenit, i cili ka sjellë një transformim të dukshëm në një nga segmentet më të bukura të zonës. Sipas Becit, ndërhyrja ka krijuar hapësira të dedikuara si për këmbësorët ashtu edhe për çiklistët, duke e kthyer zonën në një ambient më funksional dhe më të sigurt për aktivitete sportive dhe shëtitje në natyrë. Postimi i plotë: Mirëmëngjes 🏃♀️🏃🚴♀️Investimi i fundit ka transformuar një nga segmentet më të bukura pranë liqenit, duke krijuar hapësira të dedikuara si për këmbësorët ashtu edhe për ata që lëvizin me biçikletë 🚶♀️🚲
Burimi:
kohajone.com