Beci inspekton Bahçallëkun: Më shumë shpejtësi, hyrja e Shkodrës po kthehet në portë dinjitoze

Beci inspekton Bahçallëkun: Më shumë shpejtësi, hyrja e Shkodrës po kthehet në portë dinjitoze

Kryebashkiaku Benet Beci, së bashku me drejtorin e ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektuan punimet në kantierin e Bahçallëkut, ku kërkuan rritje të menjëhershme të ritmit. Fokusimi mbetet segmenti nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bunës, me synim sistemimin e shpejtë të rrugës dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Beci theksoi se puna do të vijojë me intensitet maksimal për ta kthyer këtë aks kyç në një hyrje moderne për qytetin. Sipas tij, ky investim tregon se Shkodra po zhvillohet përmes veprave konkrete dhe ndërhyrjeve të përqendruara në infrastrukturë. Postimi i plotë: