Beci: Hapen lëvizjet në aksin Bogë–Qafë Thore–Theth pas pastrimit të ortekëve

Beci: Hapen lëvizjet në aksin Bogë–Qafë Thore–Theth pas pastrimit të ortekëve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar hapjen e segmentit Bogë–Qafë Thore–Theth, pas një pune të pandërprerë gjatë gjithë natës për pastrimin e ortekëve në zonat e prekura. Sipas tij, aktualisht ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi në drejtim të Bogës, ndërsa ekipet në terren po vijojnë punën për kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt. Postimi i plotë: ❄️ Aksi Bogë – Qafë Thore – ThethPas një pune të pandërprerë gjatë gjithë natës për pastrimin e ortekëve, është bërë i mundur hapja e segmentit në zonat e prekura.Aktualisht ka nisur lëvizja e mjeteve nga Thethi në drejtim të Bogës. Ekipet në terren vijojnë punën për kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me...