Baton Haxhiu: Si mund të mbahet Meta në paraburgim dy vjet? Është torturë!

Baton Haxhiu: Si mund të mbahet Meta në paraburgim dy vjet? Është torturë!

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për paraburgimin dhe nismën e kryetarit të Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit. Haxhiu tha se në vendin tonë ka një qasje mjaft të ashpër dhe represive, e cila nisi veçanërisht kur u krijuan aksionet ndaj personave që nuk paguanin energjinë apo ujin. Analisti tha se paraburgimi u kthye në kulturë dhe kemi raste për të cilat duhet të na vijë turp, siç është mbajtja e Ilir Metës në paraburgim prej dy viteve. “Paraburgimi u krijua si e vetmja mënyrë për të bindur qytetarin për të paguar për shërbimin që merr. Kjo u shndërrua në një kulturë të ndëshkueshmërisë së ashpër. Po vijmë te një moment kur paraburgimi...