Batica deri në 2.5 metra në Orikum dhe Vlorë, uji depërton në banesa dhe biznese
Dallgë të mëdha, që arritën deri në rreth dy metra e gjysmë lartësi, si edhe batica që shënoi nivel maksimal, shkaktuan përmbytje në disa zona të Orikumit. Uji i detit doli në rrugë dhe depërtoi në banesa, biznese dhe në një hotel, duke përmbytur gjithashtu rrugën e plazhit të Orikumit. Sipas banorëve, niveli i ujit në rrugë ka arritur në 50–60 centimetra, ndërsa në disa zona pranë shtëpive shkoi deri në një metër, çka i pengoi banorët të dilnin nga banesat e tyre. Më shumë se 10 banesa u prekën nga uji në oborre dhe brenda shtëpive. Banorët dëmtimet për dëmet që kanë pësuar si dëmet e dallgëve të forta dhe depërtimit të ujit të detit. Po ashtu, pronari i një hoteli, Shpendi Mustafa, shprehet...
Burimi:
top-channel.tv