Bashkimi i opozitës, Dash Shehi: Nuk ja vlen nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin
Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku foli për situatën politike në vend dhe ndër të tjera, u ndal te çështja e bashkëpunimit të opozitës. I pyetur nëse është i nevojshëm një bashkim i forcave opozitare përballë mazhorancës, Shehi u shpreh skeptik ndaj një bashkimi formal pa parime të qarta dhe pa reflektim për gabimet e së shkuarës. Sipas tij, bashkëpunimi nuk mund të ndërtohet mbi logjikën e nënshtrimit apo dominimit të një force ndaj të tjerave. “Nuk ja vlen nëse na thuhet ‘ejani te oborri jonë se kemi gjelin’”, u shpreh Shehi, duke ironizuar idenë e një opozite të bashkuar vetëm në emër, pa barazi dhe pa respekt reciprok mes aktorëve politikë....
Burimi:
kohajone.com