Bashkia i dha toka me qira për një biznes turistik në Pogradec, banorët e Gurasit: Janë tonat

Bashkia i dha toka me qira për një biznes turistik në Pogradec, banorët e Gurasit: Janë tonat

Rreth 40 familje nga fshati Gurasi i Pogradecit janë ngritur në protestë, pasi sipërfaqet e tyre bujqësore janë dhënë me qira nga Bashkia Pogradec një investitori, me qëllim zhvillimin e agroturizmit. Banorët shprehen të indinjuar dhe pretendojnë se këto toka kanë qenë prej vitesh në përdorimin e tyre, pasi i kanë përfituar sipas ligjit 7501, ndërsa dhënia me qira është bërë pa dijeninë dhe miratimin e tyre. Sipas banorëve, ata janë përpjekur të pajisen me certifikata pronësie, por kjo u është refuzuar, ndërkohë që humbja e këtyre sipërfaqeve bujqësore rrezikon seriozisht ekonominë familjare dhe aktivitetin bujqësor që kanë ushtruar prej vitesh. Në një komunikim për mediat, administratori që ka marrë tokën me qira deklaroi se prej dy vitesh e ka në përdorim këtë sipërfaqe, bazuar...