Bashkia Elbasan: Zgjerimi i varrezave respekton distancën 100 metra nga banesat dhe parashikimet ligjore
Nisur nga shqetësimet e disa banorëve të lagjes “Emin Matraxhiu” për ndërhyrjet që Bashkia Elbasan po kryen për zgjerimin e hapësirave të varrezave të qytetit, sqarojmë: Ligji 9220 viti 2014 përcakton qartë distancat e varrezave nga ndërtimet. Gjithashtu në situata të caktuara le hapësirë për të vendosur Këshilli Bashkiak. Sa më sipër punimet për zgjerimin e hapësirës së varrezave do të vijojnë duke respektuar distancën 100 m nga banesat. Ndërkohë plani rregullues i vitit 1988 vendosi zgjerimin e hapësirës për varrezat publike po në në atë zonë, pra në jug dhe juglindje të qytetit, pranë lumit Shkumbin. Në Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar në vitin 2016, zona e parashikuar për varreza nuk u ndryshua ndërsa u përcaktua më tej se e gjithë hapësira e...
Burimi:
kohajone.com