Bashkia Elbasan nis bashkëpunimin me JICA dhe Fedinvest për ndërtimin e baxhos së qumështit në Kuqan

Bashkia Elbasan nis bashkëpunimin me JICA dhe Fedinvest për ndërtimin e baxhos së qumështit në Kuqan

Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) dhe institucionin financiar Fedinvest, ka hedhur hapat e parë të një projekti të rëndësishëm për ndërtimin e një baxhoje moderne qumështi në zonën e Kuqanit. Ky investim strategjik synon të krijojë kushte bashkëkohore për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit, duke u ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve të zonës.Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e JICA-s dhe Fedinvest, ku u diskutuan hapat konkretë për zbatimin e projektit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij investimi për rritjen e vlerës së prodhimit vendas, forcimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin rural.Baxhoja e re do të funksionojë sipas standardeve më...