Bashkia Elbasan forcon monitorimin shkencor të mjedisit përgjatë lumit Shkumbin

Bashkia Elbasan forcon monitorimin shkencor të mjedisit përgjatë lumit Shkumbin

Bashkia Elbasan ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të politikave mjedisore, duke e kthyer monitorimin e ndotjes në një proces të mirëfilltë shkencor, të matshëm dhe të bazuar në evidencë. Për herë të parë në nivel vendor, po zbatohet metodologjia ndërkombëtare e OSPAR Commission, duke garantuar standarde të larta në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.Monitorimi po zhvillohet përgjatë Lumi Shkumbin, ku ekipet në terren po identifikojnë në mënyrë të detajuar burimet reale të ndotjes. Çdo mbetje plastike e evidentuar nuk konsiderohet thjesht si mbeturinë, por si një e dhënë konkrete shkencore që ndihmon në hartimin e masave të drejtpërdrejta dhe efektive ndaj ndotësve.I pranishëm në nisjen e kësaj nisme ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i cili theksoi rëndësinë e këtij...