Bashkëpunonin me mafien shqiptare/ Goditet rrjeti i kokainës në Ekuador, 26 të arrestuar, sekuestrohen 300 kg drogë

Bashkëpunonin me mafien shqiptare/ Goditet rrjeti i kokainës në Ekuador, 26 të arrestuar, sekuestrohen 300 kg drogë

Pamje nga operacioni EKUADOR- Autoritetet e drejtësisë së Ekuadorit kanë zhvilluar një operacion ditën e sotme, ku janë arrestuar 26 persona të cilët i përkisnin grupit të Los Lagartos. Sipas mediave ekuadoriane, ky grup kriminal kishte lidhje me mafien shqiptare. Në lidhje me këtë, policia ekuadoriane ka kryer 20 kontrolle në provincat Guayas, Los Rios, Manabi dhe Chimborazo. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 300 kilogramë drogë dhe 5 automjeteve luksoze. Autoritetet vlerësojnë se droga e sekuestruar përfaqëson një humbje ekonomike prej më shumë se 68 milionë dollarësh për organizatat kriminale. Operacioni u zhvilluar në kuadër të hetimit që nisi në vitin 2024, pas zbulimit të 1.1 ton drogë të fshehur në një ngarkesë që transportonte material me përmbajtje ari. Mediat ekuadoriane shkruajnë se struktura kriminale...