Bashkautor në prodhimin e 92 kg kanabis, arrestohet pas dy vitesh 34-vjeçari në Lezhë. Në banesë i gjenden thika
DVP Lezhë/Vijon operacioni antidrogë, i koduar “Furia”. Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj. Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika). Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh. Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin...
Burimi:
top-channel.tv