Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon në krye të delegacionit të opozitës shqiptare në Bundestag dhe në qeverinë federale gjermane. Bardhi thekson se Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme që garanton standardet europiane dhe e çon përpara procesin e integrimit, i penguar nga aktet e PS në mbrojtje të korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë. Deklarata: Dy ditë intensive në Berlin, me takime të ngjeshura së bashku me kolegët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu. Takimet nisën me raportuesin për Shqipërinë në Bundestag dhe do të vijojnë me Kryetarin e Komisionit për Çështjet Europiane, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe një numër të madh deputetësh. Më pas, axhenda vijon në qeverinë federale,...