Bardhi: Ministrja Koçiu të japë llogari për përdorimin dhe helmimin e qytetarëve me gaz lotsjellës
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit. Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale. Bardhi ngriti edhe shqetësimin e përdorimit në protestën të gazit lotsjellës nga ana e policisë, që rezultoi të ishte i skaduar. “Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi është në përputhje me nenin 31 dhe nuk ka nevojë me shkrim; mjafton ta paraqesë një grup parlamentar edhe në seancë dhe mbështetet me ngritjen në këmbë të deputetëve, që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm, nga policia e drejtuar nga...
Burimi:
gijotina.com