Bardhi, mazhorancës: E keni kthyer Kuvendin në bunker të zyrtarëve të korruptuar

Bardhi, mazhorancës: E keni kthyer Kuvendin në bunker të zyrtarëve të korruptuar

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në fillim të seancës plenare kërkoi nga kryetari i Kuvendit mbledhjen e Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bardhi thotë se Kuvendi është kthyer në mburojë të zyrtarëve të korruptuar. “Duhet të jetë vetëm 1 pikë që ju keni 2 muaj që e mbani zvarrë, duke e kthyer Kuvendin në bunker të zyrtarëve të korruptuar. Për 2 muaj i mbushët kokën shqiptarëve që një zëvendëskryeministre nuk mund të pezullohet se gëzon imunitetin e deputetes. Morëm përgjigje nga Gjykata Kushtetuese se pezullimi nga detyra nuk hyn në çështjen e imunitetit. Pas Gjykatës Kushtetuese nxorët një tjetër justifikim: do të presim të zbardhet vendimi. Jeni bërë pengesë për hetimin. Nuk duhet...