Bardhi: Kuvendi është kthyer në mburojë e Ballukut, por qytetarët do ta thonë fjalën e fundit
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike hodhi akuza ndaj Kuvendit duke thënë se është kthyer në një “bunker”, duke mbrojtur Belinda Ballukun, pavarësisht se SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi theksoi se zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë akuzohet dhe është nën hetim për 11 procedura tenderuese dhe koncesione që kapin vlerën e 1.1 miliardë eurove, por ajo vazhdon të qëndrojë në detyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sipas tij, këto janë prova të paraqitura nga SPAK në dosjen që ka depozituar në Kuvend, dhe jo sajesa të opozitës, siç pretendon maxhoranca për të justifikuar vjedhjet që ka bërë zëvendës kryeministrja. Fjala e plotë: Të nderuar qytetarë! Ka momente kur një Parlament nuk dështon nga...
Burimi:
gijotina.com