Bardhi: Kryeministri po zvarrit çështjen Balluku
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot lidhur me qëndrimet e Kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për çështjen Balluku. Bardhi e cilësoi qëndrimin e kryeministrit si zvarritje të procesit, duke iu referuar vendimit të Ramës për t’u shprehur mbi çështjen Balluku vetëm pasi të publikohet raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend mbi pranimin ose jo të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Aktualisht, me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), Balluku ndodhet e pezulluar nga pozicioni i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës së sigurisë. Sipas Bardhit,...
Burimi:
kohajone.com