Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se PD është pro aderimit të Shqipërisë në bordin e paqes për Gazën, por sipas tij, kjo duhet të bëhet sipas rregullores së Parlamentit. “Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë presidentit që të japë miratimin që të hyjë në fuqi menjëherë. Këtu ke 2 kërkesa zoti kryetar, e para ke kërkesën e Këshillit të Ministrave e cila duhet të dorëzohet më para se kërkesa e Grupit Parlamentar të PS. Se kta nuk mund të kërkojnë procedurë të përshpejtuar për një projektligj që nuk ka ardhur në Kuvend. Edhe dokumentin e kanë sjellë pa firmë, se kaq serioz jeni ju. Nuk është as firma e kryeministrit dhe as firma...