Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, kanë përmbyllur një vizitë zyrtare në Berlin, me një takim të rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, me Ministrin e Shtetit për Europën z. Gunther Krischbaum. Deputetët e opozitës i kanë shprehur zyrtarit të lartë të Qeverisë Federale mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania po i jep integrimit europian të Shqipërisë, në një proces që bazohet në meritë dhe arritjen e standardeve. Bardhi dhe Tabaku kanë shprehur shqetësimin se shqiptarët e duan Europën, por qeveria po e largon Shqipërinë prej saj. “Integrimi në BE nuk është propagandë, por standarde dhe meritë. Dhe sot, këto standarde po shkelen nga Edi Rama. Barazia përpara ligjit po shkelet...
Burimi:
gijotina.com