Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit, Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje, organizuan sot, 5 shkurt, një protestë para Bashkisë së qytetit. Shkak për protestën është mungesa e infrastrukturës rrugore që lidh këto zona me njëra-tjetrën dhe me pjesën urbane. Një përfaqësi prej katër banorësh hyri brenda Bashkisë për t’u takuar me drejtuesit e institucionit dhe me sektorët përgjegjës për Urbanistikën dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Pas takimit, dy prej përfaqësuesve thanë se nënkryetari i Bashkisë u kishte komunikuar se “nuk ka fonde për ndërtimin e rrugës”, duke e bërë të pamundur realizimin e projektit në këtë fazë. “Bëmë takim me kryetarin. Ai na tha; nuk kemi fonde për të bërë rrugën. Ai tha; ‘bllokoni rrugën, bëni greva, bëni çfarë të doni. Nuk pyesim për ju’,...
Burimi:
gijotina.com