Banorët në ‘luftë’ për tokën! ‘Gener 2’ e Bashkim Ulaj denoncon sulmin në Rrjoll: Dhuna nuk zëvendëson dokumentet
pamje nga ngjarja VELIPOJË-Teksa banorët e Rrjollit prej një muaji protestojnë duke kërkuan ndërprerjen e punimeve, me pretendimin se po u grabitet prona private, kompania "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo” në këtë zonë ka dalë me një reagim duke denoncuar sulmet ndaj punonjësve të tyre. Reagimi vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhur një ditë më parë, ku banorët thyen makineritë e kompanisë, e cila po vazhdon punimet pa ndaluar. Lidhur me situatën kompania "Gener 2", pretendon se persona të paautorizuar kanë hyrë me forcë në kantier, duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të tyre, duke rrahur persona të pranishëm, thyer pajisje pune dhe dëmtuar makineri. Gener 2 denoncon aktet e dhunës, duke u shprehur se...
Burimi:
zeri.ai