Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin
Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar për të dytën ditë me radhë rrugën kryesore. Shkak është bërë gjendja e mjerueshme e këtij aksi rrugor, i cili prej vitesh është lënë në harresë totale nga autoritetet. Mëngjesin e kësaj të marte, 3 shkurt, iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se bëhen pis çdo ditë duke shkuar në shkollë, por edhe se kanë frikë kur kalojnë nga kamionët që shpeshherë, për të evituar gropat e mëdha në rrugë, hipin mbi trotuar. Banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti, ndërsa paralajmërojnë se do të protestojnë derisa kërkesa e tyre të merret parasysh. “Hera e tretë që dalim nuk na...
Burimi:
gijotina.com