Banorët e Velipojës shpërngulin protestën në Tiranë, mbidhen para SPAK: Kërkojmë pronat tona
pamje nga protesta TIRANË-Pasi protestuan për tre ditë në Rrjoll të Velipojes, banorët e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti nga biznesmeni Bashkim Ulaj, i cili ka nisur në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun. Banorët deklarojnë se SPAK është i vetmi institucion në të cilin kanë besim se do ta zgjidhë këtë çështje, ndërsa hedhin akuza se Ulaj u ka grabitur pronat. Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e punimeve. Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë, ku nuk kanë munguar dhe incidentet dhe shoqërimet e banorëve në Komisariat. Banorët denoncojnë se resorti po ndërtohet ne tokat e tyre që i kanë trashëguar breza pas brezi. Kjo është hera e dytë që këta...
Burimi:
zeri.ai