Banorët e Velipojës sërish në protestë, përplasen me policinë
Ka nisur me përplasje me policinë edhe dita e tretë e protestave në Rrrjoll të Velipojës. Banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën makinerive të punëve. Një banor ka rënë pa ndjenja teksa janë në pritje të ambulancës. Sipas banorëve, atyre po u vidhet prona, duke theksuar se fillimi i punimeve është i paligjshëm, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe seanca gjyqësore për pronësinë. Përplasje me policinë dhe punëtorët pati edhe në muajin mars, kur banorët nisën protestat, ndërsa depozituan edhe një padi në SPAK. Një fshat turistik me vila dhe hotele luksoze pritet të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll.
Burimi:
kohajone.com