Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj, i cili po realizohet me lejen e firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ata bllokuan fillimisht rrugën Velipojë-Shëngjin, dhe më pas nxorën nga makineritë e punës dhe punonjësit e kompanisë që kanë nisur punën për ndërtimin e resortit. Mësohet se banorët pasi u përplasën edhe forcat e policisë arritën të pezullojnë punimet për momentin. Sipas banorëve, toka ku po ndërtohet resorti është e tyre dhe ata posedojnë dokumentacion të rregullt ligjor, ndërsa nuk janë informuar më parë për fillimin e punimeve. Banorët kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë që prona e tyre të shfrytëzohet pa pëlqimin e tyre dhe...
Burimi:
gijotina.com