Banorët e Thumanës sërish në protestë, bllokojnë qarkullimin: Të asfaltohet, na u prishën makinat
PAMJE NGA PROTESTA THUMANË-Banorët e zonës së Gramz, Shkofet, Thumanë dhe Derven kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar zgjidhje për gjendjen e një segmenti rrugor prej 500 metrash, i cili është kthyer në një rrezik të përditshëm për jetën e tyre. Banorët në shenjë proteste për rreth një orë qëndruan në rrugë, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa apeluan institucioneve për investime në rrugët e dëmtuara të Krujës, një ndër zonat më me pak investime e lënë jashtë vëmendjes së qeverisë. “Kemi dal në protestë për një rrugë 500 metra, na u prishën makinat, na u prish çdo gjë. Ne do të dalim prap deri sa ta shtrojnë këtë copë rrugë. 500 metra rrugë janë, kalojnë kamionët e kanë prishur. Sa më shpejt të na e shtrojnë,...
Burimi:
zeri.ai