Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

Banorët e Rrjollit sërish në protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt: Do hyjmë në grevë urie përpara SPAK

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë dalë përsëri sot në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit “Blu Borgo” të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj me pretendimin se ky së bashku me ish-zyrtarin e Kadastrës, Fatmir Shpellza, u kanë grabitur tokën. Edhe sot banorët janë përplasur me policinë si dhe kanë bllokuar punimet e kompanisë “Gener 2”. Për mediat ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave nëse nuk marrin asnjë zgjidhje prej institucioneve të shtetit. Banorët thonë se do të shkojnë deri në grevë urie derisa SPAK të marrë në dorë çështjen e tyre. “Ka dy javë që kemi këtë problem pa i dhënë asnjë zgjidhje institucionet shtetërore.. Ne këtë tokë nuk e lëshojmë. I bëjmë thirrje prokurorisë, trajto dosjen që keni prej 1 viti në zyra....