Banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës, kundër grabitjes së pronave për ndërtim resorti
Protesta e banorëve të Velipojës ka vijuar për të shtatën ditë radhazi, këtë herë përpara ambienteve të Prokurorisë së Shkodrës. Banorët e zonës së Rrjollit pretendojnë se po përballen me një grabitje të pronës me prapavijë politike dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë për të ndalur, sipas tyre, shkeljen e të drejtave pronësore. Ata kanë depozituar një kërkesë zyrtare në Prokurori, duke kërkuar verifikimin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë ligjore të dokumenteve që disponojnë për pronësinë e tokës. Sipas banorëve, dokumentacioni dëshmon pronësinë e ligjshme dhe çështja duhet të trajtohet me prioritet, pa zvarritje të mëtejshme të procesit. Më 15 janar 2025, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për kompleksin turistik gjigant që do të...
Burimi:
gijotina.com