Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

Banorët e Rrjollit përplasen me policët e veshur me skafandra dhe antiplumb: Është toka jonë dhe këtu do të vdesim

Banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe sot kundër ndërtimit të resortit turistik të Bashkim Ulajt. Tensione dhe përplasje me efektivët ka pasur, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese. “Jeni në tokën tonë! Do bllokojmë fadromat sepse janë tokat e gjyshërve, këtu do të vdesim”, shprehen ata. Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa më shtuara për t’u mbrojtur, duke u paraqitur para banorëve me skafandra.