Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë hyrë në ditën e 18-të të protestës së tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Ata shprehen se projekti cenon pronat dhe interesat e komunitetit lokal, ndërsa kërkojnë transparencë të plotë mbi dokumentacionin dhe procedurat e ndjekura. Gjatë tubimit, banorët i bënë thirrje publike Fatmir Shpellzës që të dalë në media dhe të paraqesë dokumentet përkatëse, ashtu siç pretendojnë se kanë bërë vetë me materialet që disponojnë. Sipas tyre, çështja duhet të sqarohet publikisht dhe me fakte. Protestuesit hodhën gjithashtu akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar projektin si të mbështetur nga qeveria. Në shenjë kundërshtimi, ata u bënë apel edhe banorëve të Velipojës që të bojkotojnë procesin mësimor për fëmijët e tyre si formë...
Burimi:
gijotina.com