Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Banorët e Levanit në protestë, thirrje SPAK-ut: Salillari na rrëmbeu tokat, do shkojmë drejt vetëgjyqësisë
PAMJE NGA PROTESTA FIER- Banorët e Boçovës në Levan kanë dalë sërish në protestë ditën e djeshme, pasi tokat bujqësore që i kanë punuar prej gati tre dekadash rezultojnë të jenë regjistruar në emër të kompanisë “Brevi Konstruksion”, me administratore Afërdita Salillarin. Banorët kërkojnë që tokat t’iu rikthehen sërish, pasi është e vetmja mënyrë jetese për ta. Fermeri Sandër Mujo ka kërkuar nga Prokuroria e Fierit të hetojë sa më shpejt çështjen e tyre, ndërkohë që thirrja i është drejtuar edhe kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. "A mund të ndërtohen panelet diellore në tokat arë? Sigurisht që jo. I bëjmë thirrje kreut të ri të SPAK të na japë zgjidhje. Nëse institucionet përgjegjëse do të vijojnë të heshtin do të shkojmë drejt vetëgjyqësisë,"-shprehen fermerët. Çfarë...