Banorët e Gjoricës kundër ndërtimit të fotovoltaikut, pas projektit dyshohet se qëndron i besuari i Ballukut

Banorët e Gjoricës kundër ndërtimit të fotovoltaikut, pas projektit dyshohet se qëndron i besuari i Ballukut

Një projekt për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Gjorica ka hasur në kundërshtimin e banorëve të zonës, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin në mjedis dhe jetesën e tyre. Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live për News24 se Bashkia Bulqizë ka dhënë me qira një sipërfaqe të fondit pyjor në këtë zonë për realizimin e projektit energjetik. Vendimi ka nxitur reagime nga komuniteti lokal, i cili pretendon se nuk është konsultuar siç duhet për këtë nismë. Banorët shprehen se shfrytëzimi i fondit pyjor për vendosjen e paneleve diellore rrezikon të dëmtojë kullotat, të cilat përdoren për blegtorinë, një nga burimet kryesore të të ardhurave në zonë. Ata paralajmërojnë se projekti mund të sjellë pasoja afatgjata për ekosistemin dhe ekonominë lokale. Ndërkohë, dyshohet...