Banorët e Fushë-Krujës në protestë, kamionët u kanë dëmtuar rrugët
Banorët e qytetit të Fushë-Krujës, paraditen e kësaj të hëne, kanë bllokuar aksin rrugor të quajtur Unaza e Qytetit. Kjo protestë ka për qëllim apelimin ndaj institucioneve për rikonstruksionin e saj. Me dhjetëra banorë janë të vendosur në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve për marrjen e masave dhe rehabilitimin e kësaj unaze të qytetit. Me dhjetëra automjete përshkojnë këtë aks, madje edhe ato të tonazhit të rëndë janë shkak i dëmtimit masiv të këtij aksi. Sipas banorëve, protestat do të vijojnë nëse institucionet nuk reagojnë, duke e konsideruar këtë rrugë si një ndër arteriet kryesore të Krujës, e cila shërben gjatë gjithë sezonit, si edhe për turistët e huaj. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv